Sallahu: Për 5 vjet ekspertët mjekoligjor janë kompensuar jashtëligjshëm në vlerë 1 milion euro

Sallahu: Për 5 vjet ekspertët mjekoligjor janë kompensuar jashtëligjshëm në vlerë 1 milion euro

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në konferencë për media ka bërë të ditur se kanë hasur në një shkelje ligjore që arrin shumën deri në 1 milion euro. Sallahu para gazetarëve tha se bëhet fjalë për një ligj që ishte shfuqizuar, megjithatë, eksperët mjekoligjor ishin kompensuar jashtëligjshëm nga Këshilli Prokurorial për 5 vite, duke marrë […]

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në konferencë për media ka bërë të ditur se kanë hasur në një shkelje ligjore që arrin shumën deri në 1 milion euro.

Sallahu para gazetarëve tha se bëhet fjalë për një ligj që ishte shfuqizuar, megjithatë, eksperët mjekoligjor ishin kompensuar jashtëligjshëm nga Këshilli Prokurorial për 5 vite, duke marrë kështu rreth 1 milion euro.

“Deri në ardhjen e Qeverisë Kurti, përfitimet ilegale, duket se kanë qenë të përhapura në nivele të larta. Qysh në fillim të mandatit tonë qeverisës jemi zotuar se do të punojmë pa ndërprerë që qytetarët të ju kthehet besimi në institucione. Në vitin 2016-të, më 6 prill ka hyrë në fuqi, ligji për mjekësi ligjore, atëherë ishin shfuqizuar të gjitha aktet nënligjore që ishin fuqizuar me ligjin paraprak”, tha ai, duke bërë të ditur se për këtë shkelje kishte pasur informacione edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Në atë kohë i kishin shkruar ish-ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha që e rregullonte punën jashtë orarit, në kuadër të IML-së, ishte propozuar që të rishikohet udhëzimi që rregullonte mënyrën e kompensimit sepse ishte bazuar në ligjet që ishin shfuqizuar. Ky ligj është ende në fuqi dhe po zbatohet njëkohësisht. Pavarësisht që kishte hyrë ligji në fuqi, ligji i ri dhe këshilli prokurorial ia kishte tërhequr vërejtjen ish-ministres Dhurata Hoxha, ajo nuk kishte marrë asnjë veprim”, shtoi ai.

“Për shkak të këtij mosveprimi, ekspertët mjekoligjor janë kompensuar jashtëligjshëm nga Këshilli Prokurorial në vlerë afër 1 milion euro për gjatë 5 viteve të fundit përmes një udhëzimi administrativ. Edhe pas transformimit ligjor, këshilli prokurorial ka vazhduar ndarjen e mjeteve në mënyrë të jashtëligjshme, me udhëzimin që është bazuar në ligjin që është shfuqizuar.  Vlera që është kompensuar kundërligjshëm arrin shumën rreth 800 mijë euro”, thotë ai.

Sallahu ka thënë se po merren masa të menjëhershme për të hartuar drafin e ri.

“E kemi denoncuar këtë rast, dhe do të vazhdojmë të jemi të pakompromis. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershëm ku kemi hartuar draftin e ri për llogaritjen e tarifave për fushën në mjekësinë ligjore dhe pjesëmarrjen e ekspertëve mjekoligjor në seanca dëgjimore”, shtoi ai.

“Ky vendim mundëson funksionimin stabil të ekspertët e mjekësisë ligjore. Me këtë vendim që hyn se shpejti në fuqi, vdes mundësia që të shfrytëzohen resurset e IML e shuma e parave të kalojë në xhirollogarinë e ekspertëve, në dëm të institutit”, tha ai duke bërë të ditur se e kanë denoncuar rastin te organet hetuese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?