Rrjedh naftë nga impianti i Sirisë: Pritet të mbërrijë në Qipro derisa lajmi merr dhenë

Autoritetet në Qipro po monitorojnë rrjedhën e naftës me burimin e një impianti të energjisë në bregun mesdhetar të Sirisë dhe së shpejti mund ta afektojnë këtë ishull. Mediat shtetërore siriane javën e kaluar njoftuan për një derdhje të vajit nga impianti, që është brenda rafinerisë së naftës Baniyas. Nga imazhet satelitore tregohet që rrjedhja […]
Mediat shtetërore siriane javën e kaluar njoftuan për një derdhje të vajit nga impianti, që është brenda rafinerisë së naftës Baniyas.
Nga imazhet satelitore tregohet që rrjedhja është shpërndarë në veri dhe po lëviz në veri drejt Qipros, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Modelimet tregojnë që do të arrihet Gadishulli i Karpasit në pjesën veriore të Qipros të kontrolluar nga Turqia.

Kryeministri i Qipros veriore tha që po merreshin masat e nevojshme për të parandaluar që nafta të shkaktonte dëme.
Qeveria qipriote ka deklaruar se ishte e gatshme të ofronte ndihmë për kolegët veriorë.
Qeveria siriane ka deklaruar se kishte pasur një rrjedhje aksidentale nga tanku i derivateve në stacionin e energjisë termale Baniyas. /Periskopi












