Rritja shqetësuese e rasteve, IKSHKP del me tjetër apel për vaksinim

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 2 mijë 110 raste të reja me COVID-19 dhe katër të vdekur në Kosovë. Pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me tjetër apel për qytetarët. Instituti u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të […]
Pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me tjetër apel për qytetarët.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.
IKSHKP thekson se nga rastet e reja, ditët e fundit pjesa më e madhe janë me variantin Delta.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të dashur!
Delta varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë! Bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!
Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga çdo qytetar i Republikës bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, por ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!
Andaj për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Qytetarë të dashur!












