Rregullat e reja të shtetit finlandez për kosovarët e pavaksinuar

Rregullat e reja të shtetit finlandez për kosovarët e pavaksinuar

Duke filluar nga e hëna e 16 gushtit, udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia Veriore nuk do të mund të futen në territorin e Finlandës, nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Si dëshmi e imunitetit për udhëtim do të pranohen vetëm vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze. Vendimi u mor të enjten, pasi Qeveria […]

Duke filluar nga e hëna e 16 gushtit, udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia Veriore nuk do të mund të futen në territorin e Finlandës, nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Si dëshmi e imunitetit për udhëtim do të pranohen vetëm vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze.

Vendimi u mor të enjten, pasi Qeveria e Finlandës vendosi që t’i ndryshonte masat kufizuese për udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe zonës Schengen, bazuar në shkallën e infeksionit, shkruan Schengenvisainfo, transmeton Gazeta Express.

“Vendimi i 5 gushtit 2021 është amendamentuar ashtu që kufizimet e hyrjes iu kthehen banorëve të Kosovës që vijnë në Finlandë nga Kosova dhe banorëve të Maqedonisë Veriore që arrijnë në Finlandë nga Maqedonia Veriore”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Brendshme të Finlandës.

Sipas vendimit të ri, udhëtarët e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, mund të hyjnë në Finlandë vetëm nëse:

-Janë duke u kthyer në Finlandë

-Janë duke u kthyer në shtete tjera të BE-së ose zonës Schengen

-Janë duke kaluar transit

-Për qëllime tjera të hyrjes, që ndodhen në listën e qëllimeve themelore nga autoritetet finlandeze

Javën e kaluar, Finlanda ua ndaloi hyrjen personave të pavaksinuar që vijnë nga Serbia, Azerbajxhani, Japonia, Koreja Jugore, Moldavia dhe Singapori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?