Reagon Tërmkolli: Nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, i thuhet shkurt po

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, se po komunikojnë me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve. Sipas saj, nuk i thuhet ShBA-së prit të shohim, por i thuhet po. Këtë reagim Tërmkolli e ka bërë në profilin e saj në Facebook. “Nuk i thuhet SHBA-ve ” […]
Këtë reagim Tërmkolli e ka bërë në profilin e saj në Facebook.
“Nuk i thuhet SHBA-ve ” prit të shohim”, në momentin kur kanë nevojë për ty. I thuhet shkurt e qartë Po!”, ka shkruar ajo në FB.
Qeveria thotë se për këtë çështje janë në komunikim me ShBA-në që nga mesi i muajit korrik, duke theksuar se ShBA mbetet aleati kryesor i shtetit tonë.
“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.












