Reagon Hoti: Pandemia nuk është nën kontroll, jeta është mbi të gjitha -para çdo ahengu

Reagon Hoti: Pandemia nuk është nën kontroll, jeta është mbi të gjitha -para çdo ahengu

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shifrave alarmante që u regjistruan në vend me virusin kovid. Hoti ka thënë se pandemia nuk është nën kontroll dhe se jeta e njerëzve është para çdo ahengu apo ceremonie. Ai ka ftuar qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së, derisa thotë se pas disa […]

Ai ka ftuar qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së, derisa thotë se pas disa ditësh spitalet do të jenë të mbushura me pacientë.

Postimi i tij i plotë:

Shifra prej 1,765 rasteve të reja me covid-19 ka thyer çdo rekord që nga fillimi i pandemisë. Sipas praktikës, me këtë shifër ditore të rasteve të reja, pas disa dite spitalet tona do të jenë të mbushur me pacientë.

Është në dorën tonë ta parandalojmë përkeqësimin e situatës.

Jeta është mbi të gjitha, para çdo ahengu apo ceremonie tjetër. Jeta jonë dhe e familjarëve e miqve tanë varet nga veprimet tona.

Është e qartë se jemi larg përfundimit të pandemisë. Është e qartë se pandemia nuk është nën kontroll, siç deklaronin përgjegjësit për menaxhimin e pandemisë që, në kundërshtim me çdo normë morale, citonin shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve kur e morën mandatin me shifrat pas 100 dite të qeverisjes. Ju patëm thënë atëherë se nuk bëhet politikë me pandemi. Ju themi edhe sot.

Masat duhet respektuar. Udhëzimet e IKSHP-së duhet të merren seriozisht. Me sjellje të kujdesshme, ne e mbrojmë familjen dhe miqtë nga infektimi. Nuk na mbrojnë masat e qeverisë si të tilla, sado strikte që të jenë ato, edhe nëse mbushet rruga me inspektorë e policë në mbikëqyrje të masave. Na mbron sjellja jonë në respektim të atyre masave në ambientet ku jetojmë, punojmë e lëvizim çdo ditë.

Klinikat duhet të përgatiten për pacientët e mundshëm, siç kanë qenë në kohën e Ministrin Zemaj. Furnizimi me oksigjen dhe barna për trajtim të rasteve me covid-19 duhet të jetë i plotë për pacientët spitalorë dhe ata në shtëpi. Ekipet mjekësore dhe infermierët e angazhuar nga Ministri Zemaj duhet të kthehen në punë dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ekipet inspektuese në terren në bashkëpunim me komuna duhet të jenë plotësisht aktiv në dy ndërrime.

VAKSINOHUNI.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?