Reagime pas dorëheqjes së Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo

Reagime pas dorëheqjes së Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo

Pas një dekade në krye të shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi se po jep dorëheqjen, pas akuzave se kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra. Më parë zoti Cuomo u kishte rezistuar thirrjeve për dorëheqje, edhe pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet […]

Dorëheqja e Cuomo është një rënie spektakolare për dikë që vjen nga një dinasti politike amerikane dhe kishte ambicie edhe më të mëdha. Vetëm një vit më parë ishte fytyra e luftës ndaj Covidit në Nju Jork. Dorëheqja e tij ishte nxitur jo vetëm nga kundërshtarët e tij por edhe nga aleatët politikë. Ai tha se po tërhiqej për të mirën e Nju Jorkut.

“Mendoj se duke pasur parasysh rrethanat, mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është të largohem dhe të lejoj qeverinë t’i kthehet qeverisjes. Dhe këtë do të bëj”, tha zoti Cuomo.

Disa njujorkezë u kapën në befasi nga vendimi i tij edhe pse legjislatura shtetërore po ushtronte haptazi presion për ta hequr atë nga detyra përmes procedurës së shkarkimit.

“Sinqerisht, jam tepër i befasuar, por nga ana tjetër kjo tregon mungesën e transparencës në qeverisjen tonë. Jam po aq i habitur sa edhe i tronditur me vendimin që ai mori. Them se ndoshta mund të ishte përpjekur ta luftonte, por unë mendoj se u tërhoq me fisnikëri”, thotë Miguel Jurado, banor i Nju Jorkut.

“Po u befasova pak, sepse mendoj se ai edhe me ngacmimet seksuale, do të vazhdonte akoma. Pra, jam e kënaqur që të paktën dha dorëheqjen”, thotë Brenda Zimmer, banore e Nju Jorkut.

Pavarësisht dorëheqjes zoti Cuomo vazhdoi të mohonte se ai nuk i kishte respektuar gratë me qëllim dhe tha se akuzat ishin sulme “të motivuara politikisht” kundër tij.

“Unë përqafoj dhe puth njerëz kur i takoj, qofshin gra dhe burra. E kam bërë atë gjithë jetën time. Kështu kam qenë gjithmonë. Në mendjen time, kurrë nuk kam e kaluar kufirin me askën. Por nuk e kisha kuptuar se si kanë ndryshuar normat. Ka ndyshime brezash dhe kulturore që thjesht nuk i vlerësova sa ç’duhej dhe duhet ta kisha bërë. Nuk ka justifikim”, tha zoti Cuomo.

Avokatja e njërës prej akuzueseve, Gloria Allred tha se ai kishte bërë mirë që dha dorëheqjen.

“Nuk është më e pranueshme të prekësh gratë në asnjë pjesë të trupit të tyre, fytyrë apo në pjesët private. Nuk është e pranueshme në vendin e punës, dhe as jashtë vendit të punës. Ai e dinte këtë, kur e bëri një gjë të tillë. Ishte marrje në sy e rrezikut në nivelin më të lartë “, tha ajo.

Presidenti Biden tha se e respektonte vendimin e Guvernatorit Cuomo dhe se megjithëse mendonte se kishte bërë punë të mirë në drejtime të tjera, ishte vendimi i duhur.

“Gratë duhet të besohen kur bëjnë akuza që janë të mbështetura me fakte dhe të vërtetuara nga hetimi. Ata u hetuan dhe u përcaktua se ajo që ato thanë ishte e saktë”, tha ai.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut Letitia James tha javën e kaluar se gratë që kanë akuzuar akuzuar zotin Cuomo ishin punonjëse dhe ish -punonjëse të shtetit të Nju Jorkut.

Falë dorëheqjes së zotit Cuomo, shteti i Nju Jorkut do të drejtohet për herë të parë nga një grua, zëvendës guvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare ish-anëtare e Kongresit./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?