Rasti i vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj që tronditi Kosovën, çka dihet deri më tani?

Rasti i vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj që tronditi Kosovën, çka dihet deri më tani?

Një vajzë kosovare e moshës 18-vjeçare është dërguar pa shenja jete ditën e djeshme në Qendren Emergjente në Ferizaj. Ajo dyshohet që është dërguar aty nga dy persona, të cilët pastaj kanë ikur nga vendi ngjarjes. Pasi mjekët në spital e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, Policia e Kosovës ka filluar mbledhjen e informacionit për […]

Ajo dyshohet që është dërguar aty nga dy persona, të cilët pastaj kanë ikur nga vendi ngjarjes.

Pasi mjekët në spital e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, Policia e Kosovës ka filluar mbledhjen e informacionit për kërkimin e dy personave që dyshoheshin se e kanë dërguar viktimën në spital.

Policia ka arritur gjatë ditës së djeshme të siguronte pamje nga kamerat e sigurisë në spital, ku shiheshin dy personat e dyshuar dhe gjithashtu vetura me të cilën e kishin sjellur vajzën në spital.

I dyshuari i parë, Arbër Sejdiu, ishte arrestuar dje, ndërsa i dyshuari tjetër, Dardan Krivaqa, vazhdon të jetë në arrati.

Daja i viktimës 18-vjeçare, Marigona Osmanit, ka deklaruar për media se viktima ka qenë duke bashkjetuar me të dyshuarin që është në arrati dhe kishin marrë bekimin nga familja e viktimës për martesën e tyre.

Ai ka deklaruar se familja e viktimës kanë qenë në dijeni se bashkëshorti i vajzës së tyre ka të kaluar problematike, por se kanë menduar se shkaku i dashurisë mes tyre nuk do të ketë probleme, duke thënë se edhe vetë çifti janë deklaruar se po kalojnë mirë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka deklaruar se i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, i cili është në arrati, dyshohet edhe për një numër të madh të veprave penale të mëhershme.

Jashari ka thënë se i arratisuri do të arrestohet shumë shpejtë nga ana e policisë, ndërsa ka bërë të ditur se ka edhe gjëra të sekuestruera nga banesa e të dyshuarit.

Ndaj të dyshuarit Arbër Sejdiu është vendosur tashmë masa e paraburgimit, për shkak se dyshohet për bashkëkryerje të veprës “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S.,më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht në vdekjen e të ndjerës, ku më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Deri më tani është raportuar se i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, i cili ndodhet në paraburgim, nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me rastin e vdekjes së 18-vjeçares, por ka thënë se vetëm i ka dëgjuar disa të bërtitura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?