Raporti i Pandemisë për 24 orë: 26 të vdekur, rastet bëhen sërish katërshifrore

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë. Numri i të vdekurve nga Covidi për 24 orë është plot 26, përcjell Periskopi. Numri i rasteve është 1383, ndërsa ai i të shëruarve ishte 996. Gjatë ditës së djeshme kishte pasur ulje të rasteve në më pak se një mijë. Kjo bën që […]
Numri i të vdekurve nga Covidi për 24 orë është plot 26, përcjell Periskopi.
Numri i rasteve është 1383, ndërsa ai i të shëruarve ishte 996. Gjatë ditës së djeshme kishte pasur ulje të rasteve në më pak se një mijë.
Kjo bën që të rritet numri i rasteve aktive në 26 mijë e 886.
Raporti i plotë:
31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.886.












