Rama bën thirrje për vaksinim: Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi thotë situata e pandemisë me variantin e ri të COVID-19 po i shqetëson seriozisht të gjitha vendet. Përmes një postimi në Facebook, Rama kërkon që nga të gjithë akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit. Ai thekson se deri tani […]
Përmes një postimi në Facebook, Rama kërkon që nga të gjithë akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit.
Ai thekson se deri tani janë dhënë mbi 1 milion e 350 mijë vaksina.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES 
dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë
*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.












