Rakiqi i Qeverisë: Kurti po e bllokon qëllimisht dialogun, Brukseli shumë pasiv ndaj Prishtinës

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka kritikuar kryeministrin për ‚papërgjegjësi‘ karshi procesit të dialogut. Në një intervistë për Vecernje Novosti, Rakiq thotë se ‘Kurti po bën veprime që ta bllokojë qëllimisht dialogun me Serbinë‘, përkthen Periskopi. „Dialogu është një proces ku palët e përfshira bëjnë përpjekje për të biseduar në […]
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka kritikuar kryeministrin për ‚papërgjegjësi‘ karshi procesit të dialogut. Në një intervistë për Vecernje Novosti, Rakiq thotë se ‘Kurti po bën veprime që ta bllokojë qëllimisht dialogun me Serbinë‘, përkthen Periskopi.
„Dialogu është një proces ku palët e përfshira bëjnë përpjekje për të biseduar në mënyrë që të shohin se si të arrijnë deri te kompromisi. Kur e mendon këtë dhe i mendon sjelljet e Prishtinës, është e qartë që përpjekja e tyre është që ta bllokojnë këtë proces. Kjo, pasiqë ata nuk kanë një qëllim të qartë për t’i zgjidhur problemet e madje as nuk i respektojnë obligimet që kanë marrë deri tani nga ky proces. Pse kjo është një taktikë e tyre apo nëse dikush i përkrahë në këtë, nuk do të doja të spekuloja, por mund të themi se sjellje të tilla janë joracionale dhe të papërgjegjshme karshi qytetarëve që i mbështeten në zgjedhje“, thotë Rakiqi, përkthen Periskopi.
Ai ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian se ka vepruar me pasivitet karshi ‘papërgjegjshmërisë‘ së Prishtinës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.
„Bashkimi Evropian ka kontribuuar në pasivitetin e Prishtinës. Është e pabesueshme se si edhe pas tetë vitesh që kur u nënshkrua marrëveshja, ne ende nuk kemi formuar Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilën, Brukseli është garantues. Në këtë mënyrë, jam i zhgënjyer sepse BE-ja nuk është një asociacion por është një organizatë serioze e cila ka mekanima ekonomike, politike dhe të tjera për të shtyrë përpara vendime dhe politika. Kur është në pyetje Prishtina, Brukseli mungon, sipas mendimit tim, Brukseli është tejet pasiv, kjo është absolutisht e paarsyetushme dhe e pashpjegueshme“, thotë Rakiqi. /Përkthyer nga Periskopi/












