Qeveria merr vendim për strehimin e afganëve në Kosovë

Qeveria merr vendim për strehimin e afganëve në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afganë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre. Ljami është bërë i ditur në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme […]

Ljami është bërë i ditur në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sipas të cilit ky vendim është një përpjekje e Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan.

“Ky vendim, i hap rrugë kësaj kategorie për një vend ku do të qëndrojnë përkohësisht, të sigurt, të gëzojnë të gjitha të drejtat themelore sipas legjislacionit tonë si dhe përkrahjen institucionale deri në krijimin e një zgjidhjeje afatgjate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Sveçla.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kam propozuar votimin e vendimit për nevojën e ofrimit të Mbrojtjes së Përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afgan të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre.

Ky vendim, nisur përveç nga fryma e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njëherësh edhe një përpjekje e Republikës së Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan.

Pamjet që po shohim sot, jo shumë kohë më parë ishin pamjet që i kemi jetuar vetë dhe mbrojtja që kemi propozuar të ofrojmë sot, është prezantuar dhe zbatuar si koncept pikërisht për eksodin e refugjatëve kosovarë në vitet e 90’ për t’i dalë në ndihmë Kosovës, e cila sot ka vullnetin ta kthejë këtë të mirë.

Ky vendim, i hap rrugë kësaj kategorie për një vend ku do të qëndrojnë përkohësisht, të sigurt, të gëzojnë të gjitha të drejtat themelore sipas legjislacionit tonë si dhe përkrahjen institucionale deri në krijimin e një zgjidhjeje afatgjate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo përpjekje për të shpëtuar jetë, është detyrim moral i vendit tonë, dhe parim njerëzor të cilit po i jepet karakter institucional si dhe është bashkëpunim i pandërprerë me shtetin amerikan, si aleat në këtë proces dhe në të gjitha proceset e rëndësishme të zhvilluara në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?