Qeveria kërkon dëshmi të vaksinimit, në sallën “1 Tetori” nuk shihet rritje e interesimit nga qytetarët

Qeveria kërkon dëshmi të vaksinimit, në sallën “1 Tetori” nuk shihet rritje e interesimit nga qytetarët

Të premten në mesditë, në sallën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, nuk është parë fluks i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Coronavirusit, raporton Ekonomia Online. Qeveria të enjten miratoi masat e reja, ku kërkohet dëshmia për vaksinim kundër Coronavirusit për të hyrë në klube të natës, dasma dhe ahengje tjera familjare, raporton Ekonomia […]

Të premten në mesditë, në sallën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, nuk është parë fluks i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Qeveria të enjten miratoi masat e reja, ku kërkohet dëshmia për vaksinim kundër Coronavirusit për të hyrë në klube të natës, dasma dhe ahengje tjera familjare, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga të moshuarit Ismail Osmani, tha se masat e marra nga ana e qeverisë janë shumë të mira pasi sipas tij të gjithë duhet të vaksinohen.

“Kam marrë dozën e dytë, nuk kam pasur ndonjë problem, masat janë shumë të drejta dhe në përgjithësi gjithçka po shkon në rregull dhe nuk kemi pritur shumë”, tha Osmani.

Qytetari tjetër, Astrit Hamiti, 32 vjeçar, tha se sapo ka marrë dozën e dytë të vaksinës, dhe se të gjithë qytetarët duhet me u vetëdijesua e të marrin vaksinën për ruajtjen e shëndetit publik.

“Sapo kam marrë dozën e dytë të vaksinës, masat e reja janë në rregull pasi të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen dhe të ruajmë shëndetin publik, në përgjithësi rregullat janë në rregull”, tha Hamiti.

Tutje, qytetarja Naile Osmani, tha se mirë kanë shkuar dozat e vaksinimit, duke apeluar tek të gjithë që të vaksinohen.

“Dy dozat i mora, apeloj tek të gjithë që të vaksinohen, masat e qeverisë janë shumë të drejta dhe duhet të vaksinohemi pasi së pari ruajmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve”, tha Osmani.

Ndërsa, Koordinatori i kësaj Qendre, Niman Bardhi, nuk është prononcuar për medie për të dhënë informata me gjendjen në këtë sallë.

Ndryshe, masat e reja do të hynë në fuqi nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Sipas masave, në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në Coronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të Coronavirusit brenda 180 ditëve.

No description available.
No description available.
No description available.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?