Qendrat mjekësore në Kosovë që kryejnë teste rapide për COVID-19, vatra të infeksionit

Qendrat mjekësore në Kosovë që kryejnë teste rapide për COVID-19, vatra të infeksionit

Pa laboratorë adekuat e kushte elementare po kryhen testime rapide të COVID-19 nëpër qendrat rajonale të shëndetit publik. Në shumë qendra ambulantive në komuna të ndryshme, me leje të Ministrisë së Shëndetësisë po kryhen testime rapide pa kushtet bazike. Doktoresha M.I, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka rrëfyer për Gazetën “Enigma” se si […]

Në shumë qendra ambulantive në komuna të ndryshme, me leje të Ministrisë së Shëndetësisë po kryhen testime rapide pa kushtet bazike.

Doktoresha M.I, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka rrëfyer për Gazetën “Enigma” se si këto testime po i kryejnë në kushte të rënda.

Madje siç ka thënë ajo, personat që dyshohen se janë të infektuar me koronavirus, testohen në të njëjtën dhomë ku matet shtypja e gjakut, e ku kryhen shërbimet e tjera për pacientët e tjerë.

“Kushte për me i testu qytetarët s’kemi. Këtu e masim tensionin për pacientët e moshuar, këtu sheqerin, e të njëjtin vend po detyrohemi t’i bëjmë edhe testet 10 minutëshe për COVID-19. Nuk kemi kushte të tjera. Më mirë mos të bëjmë hiç teste se kështu po rrezikohemi edhe ne, edhe qytetarët”, tha ajo për gazetën.

E krejt kjo situatë, sipas kryetarit të Sindikatës së mjekëve, Berim Syla po cenon sigurinë dhe shëndetin në punë të mantelbardhëve.

“Në çoftë se kemi këso përzierje të vendeve të punës, atëherë kemi një cenim të sigurisë dhe shëndetit në punë të personelit shëndetësor për të cilin ne kemi alarmua gjithnjë, dhe është e pamundur që në të njëjtin vend të testohen potencialisht të infektuarit, dhe të kryhen po aty edhe shërbimet e tjera, sepse mundësia e përhapjes së infeksionit është shumë e madhe. Andaj këtu po cenohet siguria dhe shëndeti në punë”, ka thënë ai për Gazetën “Enigma”.

Sipas tij testimi në këtë formë ose duhet të ndalohet, ose të krijohen laboratorë apo dhoma të veçanta nëpër qendra mjekësore, me qëllim që mos të kontribuohet në hapjen e infeksionit.

“Ose duhet të ndalohet testimi ose të krijohen kushte të veçanta që në atë vend ku kryhen testimet serologjike apo testet e tjera për COVD të jenë të veçanta, të krijohet një hyrje dhe të mos përzihen me pacientët e tjerë dhe pjesën tjetër të stafit. Pra duhen qendra të posaçme apo të mbyllen tërësisht ato”, theksoi tutje ai.

MSH: Testimet në qendra ambulantive po kryhen normalisht

Përkundër problemeve e ankesave nga qytetarët e stafi shëndetësor për kushtet në të cilat po kryhen testimet, nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë thënë se ky proces po rrjedh normalisht.

“Testimet kryhen nga IKSHPK dhe qendrat rajonale të shëndetit publik për sektorin publik dhe laboratorët private në sektorin privat. Normalisht që kryhen testime dhe kjo shihet nga raportet ditore që jepen edhe për testimet”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë gazetës.

“Mos testimi i duhur, rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik”

Ndërsa, drejtor Ekzekutiv i Bordit të KMDLNJ-së, Bexhet Shala ka thënë se mos krijimi i kushteve për vaksinim dhe testim, po kontribuon në rrezikimin e mëtejmë të shëndetit të përgjithshëm publik. Ai madje ka kritikuar institucionet kosovare se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ofruar siguri shëndetësore për qytetarët.

“Ne ishim të pavëmendshëm si shtet në mbrojtje të shëndetit të qytetare, ndërkohë që institucionet ranë në gjumë për shkak të rënies së madhe të rasteve, dhe u gjetën të pa përgatitur në këtë situatë, nuk e kryen vaksinimin me kohë apo u kryen në numër shumë të vogël dhe kjo ka ndikuar që tash numrin e kemi tejet të lartë dhe kemi të bëjmë me një rrezikim të përgjithshëm të shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu ka vlerësuar se Qeveria do duhej të hapte sa më shumë qendra të vaksinimit, pasi nuk mjafton vetëm nga një qendër në komuna.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se deri më tash në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, është 10 mijë e 183

Po ashtu martën është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë të fundit 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 600 mijë doza të vaksinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?