Punoi 8 muaj në spital duke pretenduar se është mjeke, kishte rënë nga provimet

Një grua në Australi është duke u hetuar, pasi dyshohet se ka pretenduar të jetë mjeke pa qenë e certifikuar për ushtrimin e këtij profesioni. Mediet australiane raportojnë se e dyshuara 27-vjeçare punoi për tetë muaj në spitalin “Bankstown-Lidcombe”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Por spitali tha se zbuloi që ajo nuk ishte e regjistruar […]

Mediet australiane raportojnë se e dyshuara 27-vjeçare punoi për tetë muaj në spitalin “Bankstown-Lidcombe”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Por spitali tha se zbuloi që ajo nuk ishte e regjistruar në organin për akreditimin e stafit mjekësor në vend. Policia e rajonit të Uellsit të Ri Jugor i ka nisur hetimet për këtë rast.

Një zëdhënëse e spitalit tha përmes një deklarate se një punëtore e angazhuar në spital nga janari është liruar menjëherë nga detyra, kur autoritetet kuptuan të hënën se ajo nuk ishte e akredituar.

Në deklaratë shtohet se e dyshuara ishte plotësisht e mbikëqyrur gjatë tërë kohës sa punoi në spitalin e ndodhur në jugperëndim të qytetit Sydney.

Sipas mediumit 7Neës, gruaja që punoi në spital kishte dështuar në provimet e fundit dhe i kishte falsifikuar dokumentet për t’u angazhuar si mjeke e re.

Ajo mund të përballet me akuzën për mashtrim, ndonëse deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga prokuroria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?