Pse qytetarët e Kosovës hezitojnë të vaksinohen?

Pse qytetarët e Kosovës hezitojnë të vaksinohen?

Më shumë se gjysma e të anketuarve (58.0%) konsiderojnë se vaksinimi duhet të jetë obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo e dhënë është marrë nga hulumtimi i fundit lidhur me vaksinimin e qytetarëve i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.­ Prej […]

Prej të gjithë të anketuarve, 35.6% e tyre kanë pohuar se kanë qenë të infektuar me COVID-19 kurse 64.4% kanë thënë se nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar. Të pyetur se a janë vaksinuar kundër virusit, më shumë se gjysma (54.8%) kanë raportuar se as nuk janë vaksinuar dhe as nuk kanë caktuar ndonjë termin për vaksinim. Në këtë grup kryesisht del se bëjnë pjesë personat që nuk kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Sa i përket personave që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë caktuar termin për vaksinim, 39.4% kanë pohuar se planifikojnë të vaksinohen. Për dallim prej këtyre, një pjesë e madhe e të anketuarve nuk planifikojnë të vaksinohen (22.7%) apo janë ende të pavendosur si të veprojnë (37.9%). Arsyet kryesore pse ky grup i personave nuk dëshirojnë apo hezitojnë të vaksinohen janë frika se vaksinat mund të kenë efekte anësore afatgjate/reaksione alergjike (40.2%), preferenca për të mos marrë asnjë vaksinë në përgjithësi (18.5%), mosbesueshmëria në efektivitetin e vaksinave anti-COVID (18.0%) dhe perceptimi se nuk kanë nevojë për vaksinim pasi kanë imunitet të fortë (14.7%).

Sa i përket personave që do ta marrin vaksinën, preferencat për ta marrë vaksinën Pfizer (63.8%) del të jenë shumë të larta sesa për vaksinën AstraZeneca (9.1%). Të pyetur se si do të vepronin nëse nuk do të mund ta merrnin vaksinën që preferojnë, rreth gjysma e tyre (47.2%) pohuan se do ta merrnin ndonjë vaksinë tjetër anti-COVID. Po ashtu vlen të ceket se personat që preferojnë vaksinën Pfizer ishin më të gatshëm të mos e marrin ndonjë vaksinë tjetër anti-COVID sesa personat që preferojnë vaksinën AstraZeneca.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se sikur familjarët t’i udhëzojnë të mos e marrin vaksinën anti-COVID, 64.0% janë shprehur se prapë se prapë do ta merrnin vaksinën. E për dallim prej këtyre, disa kanë pohuar se nuk do ta merrnin vaksinën (10.2%) apo se nuk e dinë si do të vepronin (25.8%).

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë 1193 persona anembanë Kosovës sipas mostrës që vijon:

Mostra sipas gjinisë

Femër (34.28%)
Mashkull (65.72%)
Mostra sipas grupmoshave

18 – 25 vjeç (30.18%)
26 – 35 vjeç (32.44%)
36 – 45 vjeç (19.87%)
46 – 65 vjeç (16.85%)
66+ vjeç (0.67%)
Mostra sipas komunës

Deçan (1.42%)
Dragash (0.67%)
Ferizaj (6.45%)
Fushë Kosovë (3.10%)
Gjakovë (4.95%)
Gjilan (8.21%)
Gllogoc (3.35%)
Hani i Elezit (0.34%)
Istog (2.35%)
Junik (0.17%)
Kaçanik (0.92%)
Kamenicë (1.51%)
Klinë (2.35%)
Kllokot (0.08%)
Lipjan (3.94%)
Malishevë (2.18%)
Mitrovicë (5.78%)
Obiliq (1.26%)
Pejë (6.37%)
Podujevë (4.95%)
Prishtinë (18.27%)
Prizren (7.46%)
Rahovec (3.10%)
Shtërpcë (0.17%)
Shtime (1.26%)
Skenderaj (2.60%)
Suharekë (1.59%)
Viti (0.84%)
Vushtrri (4.19%)
Zubin Potok (0.08%)
Zveçan (0.08%)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?