Pse gratë dhe vajzat e afgane i tremben regjimit taliban? 8 rregullat që s’duhen thyer sepse i pret vdekja

Pse gratë dhe vajzat e afgane i tremben regjimit taliban? 8 rregullat që s’duhen thyer sepse i pret vdekja

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët e kthen vendin 20 vjet mbrapa. Kështu e përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj. Dy dekada, në thelb të humbura, si për vendin ashtu edhe për qytetarët e tij, veçanërisht për gratë. Siç shihet nga fotografitë dhe videot që kanë dalë në internet ditët e fundit, gratë janë […]

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët e kthen vendin 20 vjet mbrapa. Kështu e përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj. Dy dekada, në thelb të humbura, si për vendin ashtu edhe për qytetarët e tij, veçanërisht për gratë.

Siç shihet nga fotografitë dhe videot që kanë dalë në internet ditët e fundit, gratë janë ato që kanë mbetur pas, pasi burrat zgjedhin të largohen nga vendi me çdo mjet.

Në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare zgjedh të shikojë larg dhe të dënojë, për gratë frika rikthehet. Qysh në fillim të korrikut, kur talebanët filluan të pushtonin provincat e para në Afganistan, filloi “makthi” për gratë që punonin.

Sipas rrjetit Al Jazeera, talebanët, me armë në duar, i përcollën punëtorët në shtëpitë e tyre dhe i urdhëruan ata të mos ktheheshin në punë. Në fakt, tre punëtorë dhe menaxheri i bankës i thanë rrjetit se talebanët i kishin informuar se anëtarët meshkuj të familjes së tyre mund të zinin vendin e tyre në bankë, raporton TCH.

“Është vërtet e çuditshme që nuk të lejohet të punosh, por tani kjo po ndodh”, i tha Reuters, Nur Katera, 43 vjeç, punonjëse e Azizi Bank.

Incidenti është tregues i asaj që do të ndodhë me gratë afgane tani e tutje, pas 20 vitesh luftime për të drejta të barabarta.

Nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur talebanët ishin në pushtet në Afganistan, gratë nuk lejoheshin të punonin, vajzat e reja nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe ishte e detyrueshme që të gjitha gratë të mbanin shami. Për të dalë jashtë duhej të ishin shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.

Më konkretisht, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në 2001, tetë rregullat që zbatoheshin për gratë, të vendosura nga regjimi taleban, ishin si më poshtë:

Duheshin mbuluar me rroba nga koka te këmbët.

Nuk lejoheshin të punonin, përveç në raste shumë specifike.

Nuk lejoheshin të shkonin në shkollë.

Kishin qasje të kufizuar në sistemin Shëndetësor.

Nuk mund të dilnin nga shtëpia pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.

Kur dilnin jashtë, hipnin në autobusë specialë, ndërsa për të hipur në taksi, duhej të shoqëroheshin përsëri nga një burrë, i afërmi i tyre.

Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecnin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë, e aq më pak nga një i huaj.

Dritaret e shtëpive të tyre duheshin lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shihte brenda.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?