Prishtinë: Qytetari po ecte, vdes

Një person ka vdekur në Prishtinë, të hënën në mesditë, përderisa ishte duke ecur. Viktima ishte i shoqëruar nga një koleg i tij, kur ishte rrëzuar. “Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar”, thuhet në raportin […]
Një person ka vdekur në Prishtinë, të hënën në mesditë, përderisa ishte duke ecur.
Viktima ishte i shoqëruar nga një koleg i tij, kur ishte rrëzuar.
“Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion.












