Pretendenti i VV’së për kryetar të Kaçanikut jep dorëheqje nga Vetëvendosje: Morën vendime arbitrare kundër demokracisë

Pretendenti i VV’së për kryetar të Kaçanikut jep dorëheqje nga Vetëvendosje: Morën vendime arbitrare kundër demokracisë

Pretendenti për kandidat për kryetar të Kaçanikut nga Lëvizja Vetëvendosje, Shukri Luta ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga gjitha strukturat e Vetëvendosjes. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje ka marrë vendim arbitrar për caktimin e kandidaturës për kryetar të Kaçanikut duke shkelur gjitha procedurat dhe duke mbytur demokracinë. Reagimi i […]

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje ka marrë vendim arbitrar për caktimin e kandidaturës për kryetar të Kaçanikut duke shkelur gjitha procedurat dhe duke mbytur demokracinë.

Reagimi i plotë i Shukri Lutës:

REAGIM PUBLIK Kundrejt veprimeve imponuese të Kryesisë së LVV në Prishtinë; Siç e kam bërë publike qe sa kohë, unë, Shukri Luta, pata vendosur kandidaturën time për Kryetar Komune nga radhët e LVV në Kaçanik. Sipas udhëzimeve, për të formalizuar këtë kandidaturë, mora edhe nënshkrimet e mjaftueshme në Grupin Punues të Qendrës, ndonëse me mjaft vështirësi për shkak se ky Grup është formuar jo vetëm në shpërputhje me çdo princip të përfaqësimit demokratik por edhe për të qenë kryekëput në shërbim të një njeriu të cilit Kryesia në Prishtinë përfundimisht ia arriti t’ia sigurojë pozitën e kandidatit dhe atë pa asnjë kundërkandidat! Më datë 12.8.2021, kjo Kryesi na e paska njoftuar Qendrën në Kaçanik se kandidatura ime na qenka hedhur poshtë pa hezitim ndërsa qenka miratuar edhe de jure ajo e z. J. Raka – të cilën kandidaturë e votuan vetëm sa për sy e faqe shumica absolute e anëtarëve të Grupit! Kryesia në Prishtinë nuk ka marrë mundin të jep asnjë shpjegim, as me gojë e as me shkrim, për mëkatet e mveshura personit tim për shkak të të cillave kandidatura ime na qenka hedhur poshtë që më parë pa iu dhënë mundësia anëtarëve të grupit për ta shqyrtuar, kur dihej se pa më të voglin dyshim që unë do të mbivotohesha për shkak të terrenit të trasuar kohë më parë, duke patur në Grup persona selektivë, që për përfaqësim të denjë assesi nuk mund të bëhet fjalë! Duke qenë se ky proces fund-e-krye është shoqëruar me parregullsi të mëdha, si: mungesë transparence, imponime dhe montime të caktuara, duke mos përfillur edhe asnjë ankesë të paraqitur sado të arsyeshme e me vend, me ç’rast demokracia e brendshme përdorej vetëm si mbështjellje e jashtme e diktatit të brendshëm nga lartë, atëherë unë jo vetëm që nuk mund ta pranoj këtë vendim por njëkohësisht

REAGOJ/PROTESTOJ kundër kësaj logjike që manifeston këtë qasje anti-demokratike dhe njëherit joetike. Kur këto manipulime ndodhin akoma pa u vendosur mirë në pushtet, atëherë mos është koha të ngrehim pyetjen vallë çfarë krejt do të mund të bëjnë ky soj njerëzish pasi të instalohen rrënjësisht edhe nëpër nivele vendore dhe qarqe komunale e t’i kenë marrë plotësisht frenat e pushtetit në dorë?! Reagimi im protestues vjen më tepër si keqardhje ndaj këtij vendimi arbitrar dhe kësaj qasje favorizuese për shkak se na e hoqi që në fillesë mundësinë jo vetëm mua si kandidat zyrtar dhe atyre pak anëtarëve të Grupit si dhe anëtarëve të Qendrës së LVV për të votuar për kandidatin e tyre të preferuar, por dhe më në fund një pjese të madhe të qytetarëve të Kaçanikut, duke mos iu lënë më shumë mundësi zgjedhjeje! Me qenë se ma mbyllën derën në këtë mënyrë, sa befasisht aq edhe pabesisht, që së pakti t’iu nënshtrohem procesit të brendshëm zgjedhor demokratik, andaj si rrjedhojë, Unë, në konsultim me anëtarësinë e gjerë mbështetëse ithtarë për ndryshime pozitive, mora vendim sado të vështirë për personin tim që në këto rrethana shtrënguese të kandidohem për kryetar të Kaçanikut si kandidat i pavarur vetëm e vetëm që vullneti i juaj i zëshëm për ndryshim të gjejë shprehje dhe zbatim, gjegjësisht vota juaj ta bëjë efektin e dëshiruar shpresëdhënës të cilin shumica e qytetarëve me aq ngulm janë duke e kërkuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?