Presidenti Joe Biden pritet të flasë përsëri për Afganistanin

Presidenti Joe Biden pritet të flasë përsëri për Afganistanin

I përballur me një stuhi kritikash, Presidenti Joe Biden planifikon të flasë të premten për evakuimin kaotik të amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me pengesa që variojnë nga pikat e kontrollit të talebanëve të armatosur deri te problemet e dokumenteve të udhëtimit. Ndërsa Presidenti Biden më parë ka fajësuar afganët […]

I përballur me një stuhi kritikash, Presidenti Joe Biden planifikon të flasë të premten për evakuimin kaotik të amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me pengesa që variojnë nga pikat e kontrollit të talebanëve të armatosur deri te problemet e dokumenteve të udhëtimit.

Ndërsa Presidenti Biden më parë ka fajësuar afganët për dështimin e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar më shumë aleatë përpara marrjes së papritur të pushtetit nga talebanët këtë muaj, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë Associated Press se diplomatët amerikanë kishin kërkuar zyrtarisht javë më parë që administrata Biden të shtonte përpjekjet e evakuimit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t’u evakuuar përpara afatit të 31 gushtit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat e saj nga vendi, megjithëse ritmi u shtua shpejt. Një zyrtar i mbrojtjes tha se rreth 5,700 njerëz, përfshirë rreth 250 amerikanë, u evakuuan nga Kabuli me 16 avionë transporti C-17. Gjatë dy ditëve të mëparshme, rreth 2,000 njerëz në ditë u transportuan me avion.

Presidenti Biden do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për evakuimet dhe do të flasë nga Shtëpia e Bardhë të premten pasdite. Përveç kritikave nga disa ligjvënës që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk arritën të planifikonin siç duhet marrjen e shpejtë të pushtetit nga talebanët, edhe diplomatët amerikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Në korrik, më shumë se 20 diplomatë në Ambasadën Amerikane në Kabul shprehën shqetësimet e tyre se evakuimi i afganëve që kishin punuar për amerikanët nuk po bëhej në kohë.

Në një kabllogram të dërguar përmes Departamentit të Shtetit, diplomatët thanë se situata në terren ishte e tmerrshme, se talebanët ka të ngjarë të marrin kontrollin e kryeqytetit brenda muajve të tërheqjes së 31 gushtit dhe i bënte thirrje administratës Biden të fillojë menjëherë një përpjekje të përbashkët për evakuim. Kjo është sipas zyrtarëve të njohur me dokumentin të cilët folën në kushte anonimiteti.

Presidenti Biden ka thënë se kaosi që u shpalos si pjesë e tërheqjes ishte i pashmangshëm pasi lufta gati 20-vjeçare po përfundonte. Ai tha se po ndiqte këshillat e presidentit të Afganistanit të mbështetur nga SHBA, Ashraf Ghani, për të mos evakuuar më herët përkthyesit dhe afganët e tjerë në rrezik. Ghani u largua nga vendi fundjavën e kaluar ndërsa talebanët pushtuan kryeqytetin.

Biden tha gjithashtu se shumë aleatë afganë në rrezik nuk kishin dashur të largoheshin nga vendi. Por grupet e refugjatëve nxjerrin në pah kërkesat e mijëra afganëve kohë më pare për viza që do t’i lejonin ata të strehoheshin në Shtetet e Bashkuara./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?