Policia dënon 509 qytetarë për mos respektim të ligjit anti-COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk po respektojnë ligjin antiCOVID-19. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 509 qytetarë. Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë […]

Policia e Kosovës është duke vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk po respektojnë ligjin antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 509 qytetarë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet se “evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19, ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente”.

Ndryshe, si pasojë e rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës, ditën e mërkurë, mori vendim për ashpërsimin e masave kundër coronavirusit. Ku pas datës 20 gusht, ndalohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare. Po ashtu edhe sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 22:30.

Të mërkurën, Kosova shënoi rekord të rasteve me coronavirus, ku u konfirmuan 2 mijë e 110 raste.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?