Policia: ‘Beerfest’ u anulua sepse planifikohej të shkonin 3 mijë persona në hapësirë pa kapacitet

Policia: ‘Beerfest’ u anulua sepse planifikohej të shkonin 3 mijë persona në hapësirë pa kapacitet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për anulimin e “Beerfest” në Prishtinë. Policia në një komunikatë për media ka thënë se kërkesa është refuzuar nën arsyetimin se aty planifikohej të merrnin pjesë deri në 3 mijë persona, shkruan lajmi.net. Përveç kësaj, policia ka përmendur se në të kaluarën ka pasur ankesa nga qytetarët se në […]

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për anulimin e “Beerfest” në Prishtinë.

Policia në një komunikatë për media ka thënë se kërkesa është refuzuar nën arsyetimin se aty planifikohej të merrnin pjesë deri në 3 mijë persona, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, policia ka përmendur se në të kaluarën ka pasur ankesa nga qytetarët se në këtë organizim po ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, vepra penale që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve si dhe bllokim të komunikacionit.

“Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit”, bëhet e ditur në komunikatë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Refuzohet kërkesa për mbajtjen e eventit në pllaton e Pallatit të rinisë në Prishtinë

Me datën 07.08.2021 në Stacionin Policor Qendër Prishtinë është dorëzuar kërkesa për mbajtje te tubimit publik -Edicioni i 10 “ Beer Fest Kosova”.

Kërkesa është refuzuar, me arsyetimin se Tubimi i paraparë me datën 13,14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar ne dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118.

Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve).

Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe te mbështes aktivitetet dhe organizimet ne përputhje me Ligjin për tubime publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?