Plenkoviq njofton kryeministrin Kurti rreth aksidentit: Një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik

Një person ende gjendet në mjekim intensiv në Kroaci pas aksidentit që ndodhi në muajin korrik, në autostradën e Slavonski Brodit të Kroacisë, bëri të ditur kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur […]

Autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Plenkoviq tha se 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim nëpër spitalet kroate, ndërsa një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik.

Ai bëri të ditur se 43 prej tyre ose janë liruar pas shërimit ose janë dërguar drejt spitaleve në Gjermani apo në Kosovë.

“Kryeministri kroat e ka njoftuar kryeministrin Kurti se sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë, 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim në spitalet kroate, dhe se 43 prej tyre ose janë liruar pas shërimit ose janë dërguar drejt spitaleve në Gjermani apo në Kosovë. Për fat të keq, një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik”, ka thënë Plenkoviq.

Ndryshe, shoferit kosovar të autobusit që po shkonte nga Frankfurti për në Prishtinë, i arrestuar në Slavonski Brod të Kroacisë, i është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Igor Cisper, i cili tha se vendimi u ndërmor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit kosovar, shkruan mediumi kroat ’24 Sata’.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?