Plani i Daut Haradinajt për Bujqësinë: Fuqizimi i kulturave agrare dhe promovimi i produkteve me kodin +38

Tani kur zgjedhjet lokale sa vijnë e afrohen dita ditës, e gjithashtu partitë politike kanë bërë të ditur emrat me të cilët do të garojnë nëpër komuna, padyshim që gara më interesante pritet të jetë për të parin e kryeqytetit. Padyshim, një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta kemi në Kosovë, po […]
Haradinaj, ka 4 muaj që ka filluar takime interesante me të gjitha shtresat e kryeqytetit. Duke filluar nga personalitetet publike me ndikime deri te qytetari më i thjeshtë.
Haradinaj në programin e tij për Prishtinën ka premtuar gjithëpërfshirje si dhe ndaljen e diskriminimit, si në vendimmarrje e po ashtu edhe në investime.
Në programin zgjedhor të prezantuar nga ekipi i Haradinajt bien në sy shumë projekte kreative, që kanë bërë bujë në rrjetet sociale. Ndërtimi i obeliskut “Hyjnesha në Fron”, vendosja e yjeve “Walk of Fame” në shesh, revitalizimi i Pallatit të Rinisë, janë vetëm disa nga pikat e prezantuara nga ekipi i Haradinajt.
Por, është edhe një sektor që Haradinaj ka vendosur ta trajtojë me seriozitet. Gjatë vizitave të shumta tek bujqit e kryeqytetit, përveç rritjes së subvencioneve në bujqësi, ai ka premtuar që njëri ndër prioritetet e tij do të jetë fuqizimi i kësaj kulture, duke i ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve bujqësore, si dhe promovimin e produkteve që prodhohen brenda Prishtinës.
Sipas Haradinajt, kjo do të implementohej duke i vendosur këtyre produkteve barkodin +38, me çka do të liroheshin nga një pjesë e konsiderueshme e tatimit.
Për shumëkënd, zhvillimi i bujqësisë në fshatrat e Prishtinës duket i parealizueshëm, por Haradinaj siç duket e ka analizuar mjaft mirë potencialin që ky sektor ka në kryeqytet. Sigurisht se nga kjo qasje përfituesit më të mëdhenj do të ishin bujqit e kryeqytetit, të cilën janë lënë në harresë nga qeverisjet e kaluara.












