Përplasje: Bideni u ofron para shkollave që janë kundër guvernatorit të Floridës

Përplasje: Bideni u ofron para shkollave që janë kundër guvernatorit të Floridës

Administrata e Bidenit këtë javë u ofroi përkrahje financiare shkollave që kanë dalë kundër vendimit të guvernatorit Ron DeSantis për ta ndaluar obligueshmërinë e përdorimit të maskave. Sekretari i Arsimit i Shteteve të Bashkuara, Miguel Cardona, u dërgoi një letër guvernatorit DeSantis dhe komisionerit shtetëror për Arsim, Richard Corcoran, duke i informuar se shkollat që […]

Sekretari i Arsimit i Shteteve të Bashkuara, Miguel Cardona, u dërgoi një letër guvernatorit DeSantis dhe komisionerit shtetëror për Arsim, Richard Corcoran, duke i informuar se shkollat që i humbin fondet shtetërore do të kenë qasje në fonde federale.

“Veprimet e fundit të Floridës për t’ua ndaluar vendosjen e strategjive të mbështetura në shkencë sipas vullnetit për parandalimin e përhapjes së Covid-19, që janë në përputhje me udhëzimet nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i vë në rrezik nxënësit dhe stafin”, thuhet në letër.

Sekretari Cardona gjithashtu shkroi se është thellësisht i shqetësuar nga urdhri ekzekutiv i 30 korrikut, i nënshkruar nga guvernatori DeSantis, për ndalimin e obligueshmërisë së përdorimit të maskave, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënëse e guvernatorit DeSantis e kritikoi administratën e Bidenit, e cila, sipas saj, “po u jep më shumë përkrahje mbikëqyrësve dhe politikanëve të zgjedhur, të cilët nuk besojnë se prindërit kanë të drejtë të zgjedhin se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre”, sesa nxënësve të Floridës, për të cilët këto fonde do të duhej të shfrytëzoheshin.”

Ndryshe, Florida ka një prej përhapjeve më të rënda të koronavirusit në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës, Delta. Pavarësisht kësaj gjendjeje, guvernatori DeSantis ka thënë se prindërit duhet të vendosin nëse fëmijët e tyre do të përdorin maska në shkollë. Ai është anëtar i Partisë Republikane, rivale e Partisë Demokratike të Joe Biden-it.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?