Pentagoni: Vaksinimi i detyrueshëm i ushtarëve amerikanë deri më 15 shtator

Pentagoni: Vaksinimi i detyrueshëm i ushtarëve amerikanë deri më 15 shtator

Pentagoni do të kërkojë nga anëtarët e ushtrisë amerikane që të vaksinohen kundër koronavirusit deri më 15 shtator, raporton Associated Press. Ky afat mund të shkojë përpara nëse, ndërkohë, vaksina merr miratimin përfundimtar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ose shkalla e infeksionit vazhdon të rritet. “Unë do të kërkoj miratimin e presidentit […]

Pentagoni do të kërkojë nga anëtarët e ushtrisë amerikane që të vaksinohen kundër koronavirusit deri më 15 shtator, raporton Associated Press.

Ky afat mund të shkojë përpara nëse, ndërkohë, vaksina merr miratimin përfundimtar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ose shkalla e infeksionit vazhdon të rritet.

“Unë do të kërkoj miratimin e presidentit që vaksinat të bëhen të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit ose menjëherë pas marrjes së lejes përfundimtare nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, cilado që të vijë e para,” tha ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin në një letër drejtuar ushtarëve, duke paralajmëruar ata të përgatiten.

“Unë nuk do të hezitoj të veproj më herët ose t’i rekomandoj diçka ndryshe presidentit nëse e konsideroj të nevojshme,” tha ai.

Letra, në të cilën AP kishte qasje, pritet të lëshohet të hënën. Mesazhi erdhi pak më shumë se një javë pasi presidenti Joe Biden u tha zyrtarëve ushtarakë të hartonin një plan që do të detyronte ushtarët të vaksinoheshin si pjesë e një fushate më të gjerë për të rritur normat e vaksinimit në institucionet federale.

Veprime të ngjashme janë ndërmarrë nga qeveritë dhe kompanitë e tjera në të gjithë botën ndërsa vendet luftojnë me variantin delta pasi numri i të infektuarve, të shtruarve dhe të vdekurve u rrit në SHBA në nivelet që nuk ishin parë që nga kulmi i infeksionit dimrin e kaluar.

FDA pritet të japë miratimin përfundimtar për vaksinën Pfizer në fillim të muajit të ardhshëm, dhe tani për tani vaksina ka një miratim të përkohshëm për përdorim.

Pa miratimin zyrtar të FDA, ministri i Mbrojtjes duhet të marrë një përjashtim të veçantë nga presidenti Biden, në mënyrë që ai të mund të prezantojë vaksinimin e detyrueshëm në ushtri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?