Pavarësisht thirrjeve kundër tij, Goran Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen në festivalin e birrës në Korçë

Këngëtari serb, Goran Bregoviq si duket nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në festivalin e birrës në Korçë, pavarësisht thirrjeve kundër tij. Ky informacion është konfirmuar në faqen e tij zyrtare , si dhe në faqen e internetit të këtij festivali. Bregoviq do të performojë me grupin e tij për në festivalin e birrës në Korçë më 22 gusht, […]
Ky informacion është konfirmuar në faqen e tij zyrtare , si dhe në faqen e internetit të këtij festivali. Bregoviq do të performojë me grupin e tij për në festivalin e birrës në Korçë më 22 gusht, në orën 21:00.
Festa e birrës në Korçë, në të cilën është ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, madje gjithë këngëtarët kosovarë të ftuar e kanë bojkotuar organizimin.












