Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në konvikte

Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në konvikte

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë. Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë studentët. Parlamenti Studentor përmes një reagimi ka për të ditur se janë mbi 4 mijë studentë që pritet të vendosen […]

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë.

Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë studentët.

Parlamenti Studentor përmes një reagimi ka për të ditur se janë mbi 4 mijë studentë që pritet të vendosen këtë vit në konvikte, andaj kundërshtojnë idenë që kjo qendër të shndërrohet në kamp qëndrimi për afganët.

“Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PS-së.

PS thotë se janë për pranimin e refugjatëve në Kosovë, por jo në hapësirat studentore.

Ky është reagimi i plotë i Parlamentit Studentor të UP-së:

PARLAMENTI STUDENTOR KUNDËRSHTON VENDOSJEN E REFUGJATËVE NË KONVIKTE

Nga ana e medieve kemi marrur informacione që Qendra e Studentëve pritet të shndërrohet në kamp të refugjatëve afganë, të cilët janë duke ardhur në Kosovë. Nuk e kemi pranuar as edhe një informacion nga institucionet përkatëse për këtë gjë dhe kjo nuk është hera e parë që organi më i lartë i studentëve po anashkalohet.

Ne jemi absolutisht për pranimin e refugjatëve afganë në Republikën e Kosovës, pasi që ashtu siç e kemi traditën e kulturën, asnjëherë nuk i kthejmë mbrapa njerëzit në nevojë. Madje, vet historia na rikujton që edhe ne ishim në lëkurën e tyre gjatë Luftës së Kosovës.

Por, të merren vendime në prag të fillimi të vitit të ri akademik, tani kur kanë mbetur gati 30 ditë para fillimit të rregullt të vitit akademik, që studentët të përjashtohen nga mundësia e qëndrimit në konvikte, kjo është e papranueshme. Mbi 4.000 studentë vendosën në ato konvikte, e nëqoftëse vendosen me masa të 1 studenti për 1 dhomë, atëherë rreth 1.400 studentë do të mbeten pa qëndrim në Prishtinë.

Qendra e Studentëve është themeluar për nevojat ekskluzive të banimit/ushqimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, prandaj mos na mohoni të drejtën për të shfrytëzuar diçka që na takon neve, mos i lëni në rrugë mijëra studentë.

Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?