Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe shumë më i këndshëm se ditët që lamë pas për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i cili po kushtëzon ulje të temperatruave. Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku më së shumti gjasa për rrebeshe të fuqishme […]
Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku më së shumti gjasa për rrebeshe të fuqishme shiu do të ketë veriperëndimi dhe perëndimi i Kosovës, lokalisht edhe ndonjë rajon tjetër.
Rrebeshe të fuqishme shiu sot priten edhe në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera pritet mot pak më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.












