Pamje nga kaosi total në trafik në Kabul

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, ka rënë sot në duart e militantëve talebanë teksa është pushtuar edhe pallati presidencial. Pamjet nga Daily Mail tregojnë kaosin total që ka përfshirë qytetin nga i cili shumë persona civilë po kërkojnë të largohen. Trupat talebane morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit sot, ndërkohë që ata shfrytëzuan largimin e trupave […]
Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, ka rënë sot në duart e militantëve talebanë teksa është pushtuar edhe pallati presidencial.
Pamjet nga Daily Mail tregojnë kaosin total që ka përfshirë qytetin nga i cili shumë persona civilë po kërkojnë të largohen.
Trupat talebane morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit sot, ndërkohë që ata shfrytëzuan largimin e trupave amerikane nga vendi për të larguar forcat e qeverisë afgane dhe për të marrë pushtetin.
Presidenti afgan u largua gjatë ditës me anë të aeroplanit dhe nuk vendosi që tu dorëzojë pushtetin talebanëve në mënyrë paqësore.
Kina dhe Rusia presin që të vendosin raporte me liderët talebanë dhe t’i njohin si autoritete legjitime të Afganistanit. Ndërkohë ambasadat e vendeve perëndimore janë në pritje të evakuimit derisa personeli i disa ambasadave veçse është larguar. 5000 ushtarë amerikanë priten të vendosen në vend që të sigurojnë largimin e sigurtë të tyre dhe të qytetarëve afganë që ndihmuan amerikanët gjatë qëndrimit të tyre.












