Pal Lekaj për Albena Reshitajn: S’kam shumë kohë të merrem me të

Deputetja Albena Reshitaj ka trazuar opinionin me qëndrimet e saj kundër partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Madje, për Reshitajn sot u aludua se është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune. Këtë lajm, deputetja Reshitaj e ka mohuar përmes një postimi […]
Madje, për Reshitajn sot u aludua se është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune.
Këtë lajm, deputetja Reshitaj e ka mohuar përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se nuk do të jetë kandidate për Komunën e Suharekës.
“Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti”, ka shkruar ajo.
E nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj në një prononcim për Infosot.com deklaron se ka kohë që partia nuk ka bashkëpunim me deputeten Reshitaj. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, deputetja këtë rrugë e ka zgjedhë me vetëdëshirë ndërsa thekson se nuk ka më kohë të merret me të.
Prej kohës që i ka thy parimet e vendimeve të Kryesisë dhe këshillit drejtues të AAK-së , asnjë bashkëpunim nuk e kemi me deputeten në fjalë. Deputetja e ka zgjedhë këtë rrugë vetë. S’kam kohë shumë të merrem me të.” përfundon Lekaj.












