OBSH: Regjistrohet rasti i parë me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore, pacienti vdiq

OBSH: Regjistrohet rasti i parë me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore, pacienti vdiq

Guinea regjistroi viktimën e parë të virusit Marburg në Afrikën Perëndimore, njoftoi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar një vdekje nga virusi Marburg, një virus shumë infektiv, i ngjashëm me Ebolën, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit, raporton Reuters. Kjo shënon herën e parë që sëmundja vdekjeprurëse është […]

Guinea regjistroi viktimën e parë të virusit Marburg në Afrikën Perëndimore, njoftoi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar një vdekje nga virusi Marburg, një virus shumë infektiv, i ngjashëm me Ebolën, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit, raporton Reuters.

Kjo shënon herën e parë që sëmundja vdekjeprurëse është identifikuar në Afrikën Perëndimore.

Rasti i ri i Guinesë u identifikua për herë të parë javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi vendi u shpall i çliruar nga Ebola pas një shpërthimi të shkurtër në fillim të këtij viti që i la të vdekur 12 njerëz.

Pacienti së pari kërkoi trajtim në një klinikë lokale para se gjendja e tij të përkeqësohej me shpejtësi, thuhej në deklaratën e OBSH-së.

Analistët në laboratorin kombëtar të etheve hemorragjike në Guinea dhe Institutin Pasteur në Senegal më vonë konfirmuan diagnozën e Marburgut.

“Potenciali që virusi Marburg të përhapet shumë shpejt dhe më gjerë do të thotë që ne duhet ta ndalojmë atë në fillet e tij”, tha Matshidiso Moeti, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Afrikën.

“Ne po punojmë me autoritetet shëndetësore për një përgjigje të shpejtë”, tha Moeti.

Shkalla e vdekshmërisë nga virusi Marburg ka ndryshuar nga 24% në 88% në shpërthimet e kaluara në varësi të llojit të virusit dhe menaxhimit të rasteve, njoftoi OBSH, duke shtuar se transmetimi ndodh përmes kontaktit me lëngjet dhe indet e infektuara të trupit.

Simptomat përfshijnë dhimbje koke, të vjella, dhimbje të muskujve dhe gjakderdhje përmes, transmeton GE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?