OBSH-ja kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

OBSH-ja kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve para muajit tetor. “Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, tha […]

“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, tha zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të martën më 8 gusht.

Sipas tij, këta njerëz kryesojnë kompanitë e mëdha që janë përgjegjëse për furnizim, pastaj udhëheqin me vendet që po kontraktojnë shumicën e vaksinave në botë dhe vendet që i prodhojnë ato.

“Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar”, tha ai, transmeton AFP.

Aylward, tha se bota duhet të “neveritet” nga një situatë e pabarazisë në furnizimin me vaksina mes vendeve të varfra dhe atyre të pasura.

Agjencia e Shëndetit e OKB -së është zemëruar gjithnjë e më shumë me vendet e pasura të cilat, sipas agjencisë, nuk janë duke bërë mjaftueshëm që të ketë një furnizim më të mirë me vaksina në vendet e varfra.

Gati 4.5 miliardë doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, sipas një llogaritjeje të AFP-së.

Në vendet me të ardhura të larta, të kategorizuara nga Banka Botërore, 104 doza janë injektuar për 100 persona, raporton REL.

Në 29 kombet me të ardhura më të ulëta, vetëm dy doza janë administruar për 100 njerëz.

OBSH-ja dëshiron që çdo vend të ketë vaksinuar të paktën 10 për qind të popullsisë së tij deri në fund të shtatorit; të paktën 40 për qind deri në fund të këtij viti dhe 70 për qind deri në mesin e vitit 2022.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?