Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i “The Voice Australia” nuk i reziston Rita Orës – zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i “The Voice Australia” nuk i reziston Rita Orës – zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Rita Ora zakonisht merr reagime të shumta pasi publikon fotografi provokuese në Instagram. Por rolet u ndërruan në episodin e së martës mbrëma në “The Voice Australia” kur konkurrenti Henry Starr u zhvesh dhe bëri një vallëzim provokues para interpretueses së hitit “Body One Me”, shkruan DailyMail. Fansat në Twitter “shpërthyen” me komentet nga më të […]

Por rolet u ndërruan në episodin e së martës mbrëma në “The Voice Australia” kur konkurrenti Henry Starr u zhvesh dhe bëri një vallëzim provokues para interpretueses së hitit “Body One Me”, shkruan DailyMail.

Fansat në Twitter “shpërthyen” me komentet nga më të shumta, duke ngelur të shtangur nga interpretuesi i bukur, i cili para se të bënte skenën ‘e nxehtë’ të vallëzimit, u paraqit në audicionin e fshehur me këngën “Forever” nga Chris Brown.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tretë.

Pasi Henry përfundoi këngën, ai vendosi të tregojë edhe aftësitë e tij të vallëzimit, duke hequr këmishën dhe shfaqur trupin e tonifikuar.

Rita, 30 vjeçe, mezi i hoqi sytë nga fiziku i Henryt, ndërsa ai doli nga skena dhe iu afrua këngëtares.

“Wow, wow, wow”, qeshi ajo me gëzim.

Henry me siguri i ra në sy Ritës së bashku me pjesën tjetër të trajnerëve, por nuk arriti të kthejë asnjë karrige gjatë audicionit të tij.

“E dini çfarë, të gjitha shakatë mënjanë, apo jo? Padyshim që ju jeni ‘i nxehtë’, apo jo?”, tha Rita.

“Por ky është ‘The Voice’. E di nga ajo çfarë dëgjova me zërin tënd, kam dëgjuar pak në mungesë, mendoj se ke nevojë për më shumë praktikë”, shtoi ajo.

Jess Mauboy tha se nuk u kthye për shkak të dëgjimit të nervave në zërin e tij.

“Po, ashtu si Rita, sinqerisht ndjeva shumë nerva. Nuk e di, po lëvizje nuk e di, po lëvizje ndërsa këndoje?”, pyeti anëtarja tjetër e jurisë. Telegrafi

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya