Një nga menaxherët e faqes së Vjosa Osmanit jeton në Serbi

Përveç figurë e unitetit, institucioni i presidentit është ndër hallkat kryesore të sistemit të sigurisë në Kosovë. Rëndom, profili i presidentit në rrjete sociale menaxhohet nga një grupacion i njerëzve, të cilët kanë lidhshmëri mes vete, si dhe kanë afërsi me individin që ushtron rolin e presidentit. Një gjë jo fort e zakonshme është parë […]
Rëndom, profili i presidentit në rrjete sociale menaxhohet nga një grupacion i njerëzve, të cilët kanë lidhshmëri mes vete, si dhe kanë afërsi me individin që ushtron rolin e presidentit.
Një gjë jo fort e zakonshme është parë tek personat që menaxhojnë faqen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga informacionet që jep Facebook, shihet se faqja e Osmanit menaxhohet nga 10 persona. Por njëri nga këta persona, sipas asaj që figuron në të dhëna jeton në Serbi, ndërkaq nëntë të tjerë janë në Kosovë.
Sidoqoftë, nuk dihet nëse njëri nga të afërmit që është pjesë e ekipit menaxhues të faqes jeton në Serbi, pasi që identiteti i tij është i pamundur të dihet.













