Nikaj pas rritjes së rasteve me COVID: E frikshme mungesa e menaxhimit

Nikaj pas rritjes së rasteve me COVID: E frikshme mungesa e menaxhimit

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rritjes së madhe të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 . Nikaj ka thënë se ky rekord rastesh është i frikshëm dhe se mungesa e menaxhimit është e frikshme. “Rekordi i rasteve me COVID-19 i frikshëm. Edhe më e frikshme mungesa e menaxhimit.I frikshëm, […]

“Rekordi i rasteve me COVID-19 i frikshëm. Edhe më e frikshme mungesa e menaxhimit.I frikshëm, por i pritshëm kur e kemi parasysh se si po menaxhohet pandemia”, ka potencuar ai.

Ai ka shkruar edhe për procesin e vaksnimit nëpër komuna, duke thënë se i njëjti po zhvillohet në kaos për shkak të pritjeve të mëdha dhe mungesës së terminëve.

“Raportimet nëpër shumë Komuna të Kosovës tregojnë se procesi i vaksinimit të popullatës kundër COVID-19 është kaotik, me shumë probleme e pasiguri. Ka mungesë terminesh, ka tollovi në qendra vaksinimi, ka mungesë të fushatës vetëdijësuese për vaksinim, stafi shëndetësor është i rraskapitur nga mungesa e mbështetjes me profesionistë të tjerë dhe nga mungesa e përkrahjes financiare shtesë”, ka shtuar Nikaj tutje.

Zyrtari i PDK’së thotë se e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Kosova është shteti me shkallën më të vogël të vaksinimit.

“E të gjitha këto po ndodhin kur edhe ashtu ka pak qendra vaksinimi e pak të vaksinuar krahasuar me rajonin dhe Evropën, si dhe krahasuar me kërcënimin e madh të rasteve rekord të të prekurve me virus.

Ndonëse i gjithë procesi po shkon ngadalë, e po shoqërohet me probleme të mëdha, për çudi vikendeve ende nuk ka vaksinim. Nuk më ka rastisur të lexojë se një shtet normal ka stopuar vaksinimin e shumëkërkuar për dy ditë të çdo jave.

Krahas këtyre aspekteve të munguara e të pamjaftueshme, masat për mbrojtje nga virusi janë në mjegull të plotë.

Me një menaxhim të tillë, ne po shkojmë drejt një situate kur rastet do të shumëfishohen, dhe ekonomia, edhe ashtu e lënduar, rrezikon të përjetojë edhe një goditje nga një mbyllje e sërishme.

Gjithë këto ditë, teksa po dëgjojmë secilën herë shifra rekorde të rasteve, Ministri i Shëndetësisë nuk është marrë me menaxhim. Ai është marrë më kandidim. Kjo është e papranueshme dhe e pajustifkueshme.

Nuk është koha për kandidim, është koha për menaxhim të pandemisë”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?