Nga 20 gushti në Prishtinë vazhdojnë testimet rapide për COVID-19

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 20 gusht do të vazhdojë realizimi i testeve rapide për COVID-19. Sipas njoftimit të komunës, qytetarët do të mund të testohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.7, në Emshir. Testimi fillon nga data 20 gusht, orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga […]
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 20 gusht do të vazhdojë realizimi i testeve rapide për COVID-19.
Sipas njoftimit të komunës, qytetarët do të mund të testohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.7, në Emshir.
Testimi fillon nga data 20 gusht, orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Njoftimi i plotë:
“NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19!
Të dashur qytetarë,
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19.
#prishtina?”.












