Nga 17 të vdekurit e sotëm nga Covidi, dy kosovarë ishin rioshë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit të 24 orëshit për pandeminë. 17 persona kanë humbur luftën e tyre ndaj Covidit vetëm për 24 orë, duke shënuar një tjetër shifër të zezë për vendin tonë. Nga këta 17 persona, shumica i përkasin grupmoshës nga 60 deri në 69 vjeç. Ajo që […]
17 persona kanë humbur luftën e tyre ndaj Covidit vetëm për 24 orë, duke shënuar një tjetër shifër të zezë për vendin tonë.
Nga këta 17 persona, shumica i përkasin grupmoshës nga 60 deri në 69 vjeç.
Ajo që shqetëson edhe më shumë është se dy persona janë mes moshës 20 deri në 29 vjeçar, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, një person është nga mosha 40 deri në moshën 49 vjeçare.
Në pesë komuna gjatë këtyre 24 orëve ka pasur nga dy të vdekur: Viti, Dragash, Gjakovë, Istog dhe Rahovec. /Periskopi












