Në regjionin e Prizrenit mbrëmë u ndaluan 10 dasma

Në regjionin e Prizrenit mbrëmë u ndaluan 10 dasma

Pavarësisht që me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid, është ndaluar organizimi i ahengjeve, fejesave dhe dasmave, një gjë e tillë nuk u respektua nga qytetarët. Vetëm mbrëmë nga inspektorët e AUV-it dhe Policia e Kosovës janë ndaluar dhjetë dasma në regjionin e Prizrenit. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, […]

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaci ka thënë për Express, se inspektorët sanitar kanë shqiptuar tetë gjoba për lokalet e gastronomisë. Poashtu Thaçi konfirmoi se katër lokale janë mbyllur.

“Mbrëmë në Regjionin e Prizrenit Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 10 ahengjeve familjare, dhe janë shqiptuar  8 gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilat nuk krijuar kushte për respektim të masave Covid 19. 4 lokale janë mbyllur”, ka thënë ai për Express.

Zëdhënësi i AUV-it bëri të ditur për Express, se shtatë ahengje janë ndaluar në qytetin e Prizrenit, dy ahengje në Malishevë dhe një Rahovec.

Ndalim të ahengjeve pati edhe në Prishtinë, ndërkohë Thaçi shtoi se kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“.Në Prishtinë është gjobitur një lokal. Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të ndikuar në rënie të numrit të të infektuarve”, ka thënë Thaçi.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Ndërkaq janë ndaluar të gjitha veprimtaritë e klubeve të natës, organizimet e dasmave, të fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës në të gjithë vendin.

Masat janë në fuqi nga 20 gusht deri më 1 shtator 2021.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?