Në luftë me flakët, shefi i zjarrfikëses përlotet për djalin: Më thotë “babi mos shko”

Në luftë me flakët, shefi i zjarrfikëses përlotet për djalin: Më thotë “babi mos shko”

Zjarri që ka përfshirë majën e Rrunës dhe zonat përreth, i ndihmuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi të madhe. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura tonat dhe të Kosovës po zhvillojnë betejën me flakët, por terreni i thyer u ka vështirësuar punën. Agim Lleshaj, shefi i zjarrfikëses në bashkinë Mirditë, tregon për Klan […]

Agim Lleshaj, shefi i zjarrfikëses në bashkinë Mirditë, tregon për Klan News, vështirësitë e punës së tyre.

“Që nga data 4, në orën 05:00 të mëngjesit kemi marrë informacion për vatrën në fshatin Thirrë dhe nga ajo datë deri më sot kemi qenë në terren për të bërë izolimin, por për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike ka qenë e pamundur që të izolohej dhe vatra ka marrë këto përmasa.

Përgjithësisht mjetet i kemi, por për këto lloj situatash nuk duhen mjete, por duhen forca. Duhet angazhim edhe nga institucionet më lart. Nuk mund të izolohet me forca tokësore një vatër zjarri. Mjetet i kemi, por nuk kemi rrugët, resurset e tjera që t’i vemë mjetet në dispozicion. Jemi dy drejtues dhe 14 punonjës operativë, duke mbajtur gatishmërinë edhe në qytet dhe zona të tjera. Kemi ndarë efektivin 50% në terren. Kjo është vatra më e keqe që mua më ka rastisur për arsye që ka një përhapje shumë të madhe. Detyrë fisnike dhe e vështirë. Ka shumë risqe. Dua t’i falenderoj të gjithë zjarrfikësit, për mundin dhe sakrificën”.

Shefi i zjarrfikëses përlotet kur tregon se çfarë i thotë i biri kur niset për të shuar vatrat.

“Kam çunin që është 7 vjeç dhe kur shikon një tym thotë “babi mos shko”. Kur sheh një zjarr në televizor thotë “babi të lutem mos shko”. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?