Në Kabul nisin rrahjet me kamxhik, burra e fëmijë të gjakosur

Në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e talibanëve dolën në konferencën e parë për media pas marrjes së kontrollit të Afganistanit dhe premtuan rivendosjen e rendit dhe aministri për bashkëpunëtorët e Perëndimit, në terren situata është krejt ndryshe. Në disa foto dramatike të publikuara nga “Los Angeles Times” shihen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe […]

Në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e talibanëve dolën në konferencën e parë për media pas marrjes së kontrollit të Afganistanit dhe premtuan rivendosjen e rendit dhe aministri për bashkëpunëtorët e Perëndimit, në terren situata është krejt ndryshe.

Në disa foto dramatike të publikuara nga “Los Angeles Times” shihen njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talibanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit.

Talibanët madje hapën edhe zjarr për të zmbrapsur turmat e njerëzve që duan të largohen nga vendi për të mos jetuar nën regjimin e tyre.

Ata premtuan se do të sigurojnë më shumë liri për gratë në jetën publike, bazuar gjithsesi në ligjet e sheriatit, por shumë pak njerëz e besojnë këtë.

Gjithashtu, udhëheqësit talibanë thanë se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve të Perëndimit, por disa video të publikuara në mediat amerikane treguan patrullimet në rrugët e Kabulit dhe kontrolle në shtëpitë e personave që mendohet se kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?