Në cilat vende po shkojnë refugjatët afganë pasi Talebanët morën pushtetin?

Në cilat vende po shkojnë refugjatët afganë pasi Talebanët morën pushtetin?

Mijëra njerëz kanë provuar të ikin nga Afganistani pasi Talebanët morën pushtetin e vendit, dy dekada pasi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga ShBA-të i kishte rrëzuar nga pushteti. Kjo rritje në numra të njerëzve që po ikin vjen pasi 2.2 milionë refugjatë tashmë janë në shtetet fqinje dhe me 3.5 milionë që kanë mbetur të […]

Kjo rritje në numra të njerëzve që po ikin vjen pasi 2.2 milionë refugjatë tashmë janë në shtetet fqinje dhe me 3.5 milionë që kanë mbetur të pastrehë brenda kufijve të Afganistanit si rrjedhojë e konfliktit të vazhdueshëm dhe jostabilitetit politik.

Sa afganë po ikin nga vendi i tyre?

Për momentin kjo gjë është e paqartë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Talebanët kanë thënë se nuk duan që afganët ta lënë vendin. Raportimet tregojnë se vetëm tregtarët dhe ata me dokumente valide udhëtimi janë lejuar që të udhëtojnë.

Mijëra afganë besohet që kanë ikur për në Pakistan menjëherë pasi talebanët morën pushtetin në Kabul. 1500 të tjerë besohet që ishin futur në Uzbekistan dhe po jetojnë në tenda afër kufirit.

Në Kabull, mijëra njerëz ia mësynë ajroportit ndërkombëtar në përpjekje dëshpërimtare për të ikut.

Të premtën, një zyrtar i Natos tha që më shumë se 18 mijë njerëz kanë ikur nga ajroporti prej që talebanët morën pushtetin.

Madje, edhe para se talebanët të merrnin pushtetin, më shumë se 550 mijë njerëz ishin detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre prë shkak të luftimeve, sipas UNHCR-së.

Kjo nënkupton se diku 3.5 milionë afganë janë aktualisht të zhvendosur brenda vendit.

Këtë vit, afganët u sfiduan edhe nga thatësira e madhe dhe shkurtesat në ushqim në pjesën më të madhe të vendit. Një raport nga një program i OKB-së vlerësoi që 14 milionë njerëz – ose më shumë se e treta e popullsisë – po vuanin nga uria.

Më poshtë keni tabelën e vendeve që morën numrin më të lartë të afganëve në vitin 2020.

Pakistani prin bindshëm me gati 1.5 milionë, i pasuar nga Irani me 780 mijë, Gjermania me 181 mijë e Turqia me 129 mijë e 300.

Mes shteteve që planifikojnë të marrin refugjatë afganë janë edhe Kosova, Maqedonia e Shqipëria./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?