Murati për universitetin në veri: Asnjë reagim nga Kurti që në të kaluarën ishte më i zëshmi për situatën atje

Murati për universitetin në veri: Asnjë reagim nga Kurti që në të kaluarën ishte më i zëshmi për situatën atje

Politikani Valon Murati ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës ku tashmë atje po ngritet një universitet paralel nga Serbia. Murati për këtë ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për mos reagim. Ja postimi i plotë në Facebook: “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë” dhe heshtja qeveritare Ka vite e vite, ka qeveri e […]

Politikani Valon Murati ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës ku tashmë atje po ngritet një universitet paralel nga Serbia.

Murati për këtë ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për mos reagim.

Ja postimi i plotë në Facebook:

“Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë” dhe heshtja qeveritare

Ka vite e vite, ka qeveri e qeveri, ka legjislatura e legjislatura kuvendi që nuk kanë arritur ta procedojnë ligjin e ri për arsimin e lartë, për shkak të statusit të një universiteti të mundshëm në Mitrovicën e veriut. Përveç të tjerash kjo vonesë ka vite që ka goditur mundësitë e një reformimi në sistemin tonë arsimor, duke mbetur peng i një ligji të ri. Sidoqoftë sot si ‘pa të keq’, përfaqësuesit e Serbisë, dhe të Listës Serbe i vunë themelet universitetit të financuar nga Serbia, që ata e quajnë, “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”.
A po realizohet ky projekt me apo pa bekimin e qeverisë tonë? Cili është qëndrimi i aleatëve tanë?
Asnjë reagim nga kryeministri, i cili në të kaluarën ka qenë më i zëshmi për situatën në veri dhe asnjë reagim nga asnjë dikaster qeveritar. Popullizmit të pafre opozitar, ia ka zënë vendin heshtja e pakuptueshme qeveritare. Me këtë veprim, Serbia qartazi po i fuqizon pozitat e veta deri në lumin Ibër, duke betonizuar kështu edhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës. Kjo situatë, si shumë të tjera në të kaluarën dhe si shumë të tjera që do të vijnë në të ardhmen, dëshmojnë se problemet reale të vendit nuk zgjidhen as me servilizëm por as me popullizëm e as me status quo, e cila është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve sa më shumë që kalon koha.
Problemi i veriut është një problem i thellë politik që kërkon zgjidhje politike të guximshme dhe politikanë vizionar e burrështetas që ia zgjidhin këtij vendit problemet e nuk ia lënë peng gjeneratave të ardhshme. Nuk ka dyshim se një prej zgjidhjeve është që Kosova të kërkojë reciprocitet në të drejta dhe status të njëjtë për Kosovën Lindore në bisedimet me Serbinë si ato që i ka dhe kërkohen për veriun e Kosovës. Vonesa në këtë qasje dhe status-quoja e stërzgjatur, do të forcojë jo vetëm pozitën e Serbisë deri tek lumi Ibër, por do të jetë fatale edhe për fatin e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?