MSH-së i jepen rekomandime për rritjen e shifrave të vaksinimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se për funksionimin e ekonomisë dhe institucioneve duhet të bëhet vaksinimi masiv kundër COVID-19. Ai ka thënë se të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë në moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të […]
Ai ka thënë se të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë në moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës.
“Ne këtë bashkëpunim e kemi filluar dhe e kemi vazhduar edhe për masat që duhet të respektohen edhe për vaksinim masiv. Për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv. Nuk mund të rikthemi në normalitet pa vaksinim masiv. Të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po i kontribuojnë edhe moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës. Të vaksinohen të gjithë, sidomos kompanitë e sektorit privat. Duhen edhe veprime konkrete nga institucionet”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini ka rekomanduar institucionet përkatëse për heqjen e burokracive në procesin e rezervimit të terminëve për vaksinim.
Po ashtu, ajo ka rekomanduar që të mundësohet vaksinimi në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht.
“Për terminët ka probleme, sidomos në platformën ‘eKosova’. Po ashtu edhe ekipet mobile nëpër vende rurale duhet të formohen për të lehtësuar atyre vaksinimin”, tha ajo.
Emini tha se ky proces do të mund të kryhej edhe në qendrat tregtare e sheshe. Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të negociojë me vendet e tjera që të njihen vaksinat që merren në Kosovë.
“Mënyra e vetme për tu kthyer në normale është vaksinimi. Duhet proces dinamik”.
“Disa rekomandime i kemi për t’i prezantuar e para terminët, caktimi i terminëve pa proceduar burokratike; mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt jo në vendbanimin zyrtarë; ekipet mobile që do të funksionin në mënyrë proaktive që shkojnë në kompani të mëdha për të kryer vaksinimin, por edhe për zonat rurale; riorganizimi i resurseve, puna në vikende; edhe vaksinimi në sheshe në qendra tregtare, ka vende që e kanë bërë edhe në bare; Qeveria të negociojë që vaksinimi të njihet edhe në vendet e tjera që t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë. Këto rekomandime do t’i dërgohen MSh-së dhe do të kemi edhe aktivitet të tjera”, deklaroi ajo.












