MPB: Asnjë nga refugjatët afganë nuk janë të infektuar me COVID-19

Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë. Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Në Kosovë […]

Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë.
Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra.

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Afganët që kanë arritur në Kosovë janë strehuar në ish-kampin e kompanisë Bechtel Enka, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj.
Ndërkohë përmes një njoftimi ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar, mediat nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?