“Morëm atë që kërkonim…”, talebanët deklarojnë fundin e luftës

“Morëm atë që kërkonim…”, talebanët deklarojnë fundin e luftës

Talebanët kanë deklaruar fundin e luftës në Afganistan pasi morën nën kontroll edhe Pallatin Presidencial në Kabul, në një kohë kur forcat perëndimore po përpiqen që të evakuojnë qytetarët e tyre nga aeroporti. Presidenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi duke thënë se donte që të shmangte gjakderdhjen, ndërsa me qindra afganë të dëshpëruar kërkojnë të […]

Presidenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi duke thënë se donte që të shmangte gjakderdhjen, ndërsa me qindra afganë të dëshpëruar kërkojnë të largohen.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë popullin afgan dhe muxhahedinët. Jemi dëshmitarë të frytit të përpjekjeve dhe sakrificës 20-vjeçare. Faleminderit Zotit, lufta ka mbaruar në vend”, tha për Al Jazeera zëdhënësi i zyrës politike të talebanëve, Mohammad Naeem.

Talebanëve iu deshën vetëm disa javë që të merrnin pushtetin, ndërsa forcat qeveritare, të trajnuara dhe financuar prej vitesh nga Shtetet e Bashkuara kapitulluan direkt, në disa raste edhe pa luftuar fare. Naeem tha se së shpejti do të bëhet i qartë regjimi i ri në Afganistan, duke shtuar se talebanët nuk kërkojnë që të jetojnë në izolim dhe ka bërë thirrje për marrëdhënie ndërkombëtare paqësore.

“Kemi arritur atë që kërkonim, që është liria e vendit dhe pavarësia e njerëzve tanë. Nuk do të lejojmë njeri që t’i përdorë tokat tona si shënjestër për të tjerët dhe nuk duam që të dëmtojmë të tjerët”, tha ai.

Një lider i talebanëve tha për Reuters se kryengritësit po rimblidhen në provinca të ndryshme dhe po presin largimin e forcave të huaja duke krijuar një strukturë të re qeverisjeje. Anonimisht ai ka thënë se luftuesit talebanë janë urdhëruar që të lejojnë afganët që të përsërisin aktivitetet ditore dhe të mos bëjnë asgjë që trembin civilët.

“Jeta normale do të vazhdojë në një mënyrë më të mirë, kjo është ajo që mund të them për momentin”, tha ai për Reuters.

Rrugë kryesore të Kabulit janë të braktisura, ndërsa banorët u zgjuan duke menduar për të ardhmen e tyre.

“Jam në gjendje të plotë shoku. Di që nuk do të ketë të huaj, asnjë ndërkombëtar nuk do të vijë në Kabul”, tha Sherzad Karim Stanekzai, i cili e kaloi natën në dyqanin e tij të tapetave për ta ruajtur.

Siç shkruajnë mediat, militantët projektojnë një fytyrë më të moderuar, duke premtuar respekt për të drejtat e grave, si dhe të mbrojnë të huajt dhe afganët

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?