Ministrja po jepte intervistë LIVE, në dhomë i futet djali me ‘penis’ dhe ia ndërpret atë (Video)

Ministrja në Zelandë të Re është bërë figura e fundit publike që është turpëruar nga një incident fatkeq përmes një video-thirrje pasi intervista televizive LIVE u ndërpre nga i biri, që u fut në dhomë i ngazëllyer duke e tundur karrotën në formë penisi. Carmel Sepuloni, ministrja për zhvillim social, po bënte një intervistë Live […]
Carmel Sepuloni, ministrja për zhvillim social, po bënte një intervistë Live për Radio Samoa kur djali i saj duke u zgërdhirë futet në dhomë, dhe mban një karrotë të modifikuar.
Edhe intervista të tjera janë ndërprerë në këtë formë nga fëmijë të papërgjegjshëm politikanësh, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
“Ai momenti kur po bëni një intervistë LIVE përmes Zoomit, dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe mbajtur një karrotë të deformuar si pjesët mashkullore të trupit,” cicëroi në Twitter ministresha.
Një tjetër rast i rëndë ishte në Sky News kur Deborah haynes po fliste për politikën koreano-jugore kur djali i saj i kërkonte me ngulm dy biskota. /Periskopi












