Ministrat e Jashtëm të BE’së diskutojnë për Afganistanin

Ministrat e Jashtëm të BE’së diskutojnë për Afganistanin

Pas mbledhjes se jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të BE-së për situatën në Afganistan shefi i Politikës së Jashtme, Joseph Borrell, mohoi se kishte thënë se Brukseli do të njohë pushtetin e talebanëve, por që do të duhet të bisedohet me ta. “Talebanët kanë fituar luftën, kështu që ne do të duhet të flasim me […]

“Talebanët kanë fituar luftën, kështu që ne do të duhet të flasim me ta. Përparësia jonë është evakuimi nga Kabuli i stafit të BE dhe ndihmësve afganë. Lufta kundër al-Kaedës në Afganistan pati sukses, ndërtimi i kombit jo”, tha Borrell.

Sipas tij marrja e pushtetit në  Afganistani nga talebanët është ngjarja më e rëndësishme gjeopolitike që nga pushtimi rus në Krime në 2014. Borrell tha financimet e mëtejshme të ndihmës për zhvillimin e këtij shteti do të varen nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i rezolutave të Këshillit të Sigurisë. Borrell tha se ka shumë mësime për të nxjerrë, dhe se duhet të pranohen gabimet qe janë bërë në Afganistan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, fajësoi ish-udhëheqjen afgane për kolapsin e shpejtë, por siguroi gazetarët se edhe aleanca  veri-atlantike duhet që të zbulojë të metat e saj në stërvitjen e ushtrisë afgane.

Stoltenberg tha se “ka mësime që duhen nxjerrë nga pësimi” në NATO.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, konfirmoi se një avion ushtarak gjerman u ngrit nga aeroporti i Kabulit me më shumë se 120 persona në bord, përfshirë gjermanë, afganë dhe njerëz nga vende të tjera që kanë shërbyer për ndërkombtarët në Afganistan.

Më shumë evakuime do të pasojnë, tha ministri Maas. Gjermania do të dërgojë 600 ushtarë në aeroportin e Kabulit për këtë qëllim. Qeveria gjermane dërgoi disa aeroplanë në rajon për të krijuar një “urë ajrore” për të evakuuar gjermanët në Uzbekistanin fqinj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?