Minimum 3 muaj pritje për letërnjoftim, MPB hesht

Minimum 3 muaj pritje për letërnjoftim, MPB hesht

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve po u krijon qytetarëve pritje me muaj për t’u pajisur me mjetet identifikuese. Si shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë […]

Si shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj.

Pavarësisht kësaj, qytetarët kanë ankesa të shumta për kohën e gjatë që duhet të presin për t’u pajisur me letërnjoftim.

Ka nga ata që dokumenti identifikues u nevojitet për udhëtim, e që kjo po pamundëson një gjë të tillë.

Qytetari Rafet Makolli, i cili ka aplikuar për letërnjoftim, thotë për KosovaPress se përkundër mungesës së materialit, interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me këtë dokument është i madh, pasi i është dashur të pres në radhë të gjatë.

Makollit me rastin e aplikimit për letërnjoftim në Qendrën e Regjistrit Civil, i është thënë se duhet të presë minimum 3 muaj për të marrë dokumentin.

“Sot na u dashtë me prit në radhë për aplikim për letërnjoftim diku 40 minuta përafërsisht, mirëpo na duhet me prit 3 muaj sepse material nuk ka. Nuk është e sigurt 3 muaj, mundet të vazhdojë edhe më shumë”, thotë ai.

Ai tregon se dokumenti identifikues po i duhet, veç tjerash, edhe për udhëtim, e në mungesë të tij, thotë se po ndjehet i pasigurt për të marrë rrugë.

“S’jemi të sigurt të udhëtoj vetëm me fletën-aplikuese pasi vetëm i ka skaduar afati letërnjoftimit”, thotë ai.

Se mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve po vazhdon të jetë problem në Kosovë, thotë edhe qytetari Arben Veseli.

Ai tregon për KosovaPress se për pajisje me dokumentin personal kishte aplikuar 3 muaj më parë, e që i ishte thënë se nuk ka material.

“Para 3 muajve kam aplikuar për letërnjoftim… S’kemi material kanë thënë atëherë… Shpesh po harxhohet materiali, prapë është harxhuar. Më herët kemi qenë në tjetër komunë, në Shtime, atje më shpejt e kemi marrë”, thotë ai.

Ndërsa qytetari Xhevdet Abazi thotë se probleme ka hasur edhe për marrjen e pasaportës.

“Unë kam aplikuar për pasaportë prej datës 7 korrik, por deri më tash asnjë mesazh as kurrgjë nuk më ka ardhur. Erdha me pyet se çka u bë me dokumentin. Personeli që jep informacione nuk është në vendin e punës, pastaj kërkova informacione në vende të tjera dhe mezi e mora informatën për çka erdha”, thotë ai.

Qytetarët kanë ngritur pyetje të shumta edhe në rrjetet sociale, ku kanë pyetur nëse mund të dalin jashtë vendit me letërnjoftim të skaduar, porse të shumtë ishin ata që thoshin se u është pamundësuar një gjë e tillë.

Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka tentuar të marrë informacion nga Ministria e Punëve të Brendshme, por që nuk janë përgjigjur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?