Mërgimtarët rrëfehen sinqerisht në Zvicër: Në Kosovë s’mbahet kurrfarë mase – fajin Qeveria

Mërgimtarët rrëfehen sinqerisht në Zvicër: Në Kosovë s’mbahet kurrfarë mase – fajin Qeveria

Bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, kanë rrëfyer për gazetën “Blick”, eksperiencën e tyre gjatë pushimeve në Kosovë. Luan F., ka thënë se në Kosovë askush nuk iu ka përmbajtur rregullave për t’u mbrojtur nga coronavirusi, dhe për këtë tregon se ai dhe gruaja e tij ishin infektuar gjatë pushimit në Kosovë. Tutje ai tregon se […]

Luan F., ka thënë se në Kosovë askush nuk iu ka përmbajtur rregullave për t’u mbrojtur nga coronavirusi, dhe për këtë tregon se ai dhe gruaja e tij ishin infektuar gjatë pushimit në Kosovë.

Tutje ai tregon se kunati i tij po ashtu i infektuar me COVID-19, është i shtrirë në spital në Prishtinë, dhe vazhdimisht ka nevojë për oksigjen.

“Na u desh të vuanim për një javë. Gruaja ime dhe unë kishim Corona. Dhemb kudo! Tani jemi kthyer në Zvicër. Kunati im është ende në spital në Prishtinë dhe ka nevojë për oksigjen 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, thotë bashkatdhetari në një intervistë për Blick.

Tutje Blick, raporton se pak para pushimeve verore, Qeveria e Kosovës hoqi pothuajse të gjitha masat anti-COVID.

“Aeroporti në Prishtinë ishte aq i engarkuar këtë verë sa kurrë më parë. Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë zbarkuan në Prishtinë – dy herë më shumë se në vitet para pandemisë”.

Gazeta zvicerane përmend lejimin e dasmave, ahengjeve familjare e klubeve të natës, të cilat shndërruan Kosovën në një arenë të “lulzimit” të virusit.

“300 të ftuar në dasmë – askush nuk mbante maskë. Shumë njerëz erdhën në Kosovë nga jashtë,” thotë Luan F, i cili kaloi dy muaj në vendlindje.

“Dasma këtu, dasma atje, rrugët ishin plot”, u shpreh ai.

Deklaratat korrespondojnë me përvojat e lexuesve të tjerë të Blick.

Arjeta L., fluturoi për në Prishtinë për dasmën e një shoqeje. Ajo tregon se masat higjienike u injoruan gjatë verës në Kosovë.

“Kishte 300 mysafirë, shumë prej tyre nga Zvicra. Unë nuk kam parë një person të vetëm të ketë vendosur maskë. Distanca as që vinte në shprehje”, tha ajo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?